Politika e privatësisë
Kjo faqe shpjegon se si meet-world.com mbledh, përdor dhe mbron të dhënat gjatë përdorimit të platformës Meet World Trade. Platforma është produkt i AK Security Soft. AK Security Soft.
Përmbledhje e shkurtër
Ne mbledhim vetëm të dhënat që duhen për ta bërë platformën funksionale: regjistrim biznesi, profil publik, produkte/shërbime, kërkesa për ofertë, oferta, dokumente verifikimi, abonime dhe siguri të sistemit.
- ✓ Të dhënat publike shfaqen në profilin e biznesit.
- ✓ Dokumentet e verifikimit shihen vetëm nga administratori.
- ✓ Kontaktet direkte shfaqen sipas rolit, pakos dhe lejes së biznesit.
- ✓ Gabimet dhe aktivitetet e sigurisë ruhen për mbrojtje të platformës.
1. Kush e menaxhon platformën
Meet World Trade, e disponueshme në meet-world.com, është platformë B2B e zhvilluar dhe menaxhuar nga AK Security Soft. Platforma shërben për prezantimin e bizneseve, publikimin e produkteve dhe shërbimeve, dërgimin e kërkesave për ofertë dhe menaxhimin e komunikimit fillestar ndërmjet bizneseve.
2. Çfarë të dhënash mbledhim
Gjatë përdorimit të platformës mund të mbledhim këto kategori të dhënash:
- Të dhëna të llogarisë: emër, email, fjalëkalim i enkriptuar, rol i përdoruesit dhe status i llogarisë.
- Të dhëna të biznesit: emër biznesi, emër ligjor, numër biznesi, kategori, shtet, qytet, përshkrim, logo, website dhe status publikimi.
- Të dhëna kontakti: email, telefon, person kontaktues, adresë, WhatsApp ose të dhëna të tjera që biznesi vendos t’i ruajë në profil.
- Produkte dhe shërbime: tituj, përshkrime, fotografi, çmime, valuta, kategori, status aprovimi dhe shënime administrative.
- Kërkesa për ofertë: titull, kategori, shtet i furnitorit, sasi, njësi, buxhet, afat, urgjencë, përshkrim dhe dokumente/specifikime teknike.
- Oferta/përgjigje: mesazhe oferte, dokumente ose fotografi të bashkëngjitura, statusi i ofertës dhe data e dërgimit.
- Dokumente verifikimi: certifikata biznesi, dokumente tatimore/fiskale, autorizime ose dokumente të tjera për kontroll të besueshmërisë.
- Abonime dhe pagesa manuale: pako e zgjedhur, status pagese, faturë/profaturë, datë aktivizimi dhe datë skadence.
- Të dhëna teknike dhe sigurie: IP, browser, URL, tentativa hyrjeje, aktivitete të dyshimta, rate limits, gabime sistemi dhe logs teknike.
3. Si i përdorim të dhënat
Të dhënat përdoren për:
- krijimin dhe menaxhimin e llogarisë së përdoruesit;
- shfaqjen e profilit publik të biznesit;
- publikimin dhe aprovimin e produkteve/shërbimeve;
- përputhjen e kërkesave për ofertë me bizneset relevante;
- dërgimin e notifikimeve për aprovime, refuzime, oferta, dokumente dhe abonime;
- menaxhimin e pakove, limiteve dhe faturave/profaturave;
- mbrojtjen e platformës nga spam, robotë, tentativa të shumta kyçjeje ose abuzim;
- përmirësimin teknik dhe funksional të platformës.
4. Çfarë shfaqet publikisht
Platforma është ndërtuar me logjikë publike + freemium. Kjo do të thotë që disa të dhëna shfaqen publikisht për të ndihmuar biznesin të gjendet nga klientë, furnitorë dhe partnerë tregtarë.
Kontaktet direkte mund të kufizohen sipas rolit, pakos së abonimit dhe konfigurimit të biznesit. Vizitorët mund të përdorin formularin “Kërko ofertë” për të nisur kontaktin përmes platformës.
- emri i biznesit, logo, përshkrimi, shteti, qyteti dhe kategoria;
- statusi i biznesit, si “I regjistruar”, “Kontroll bazik” ose “Biznes i verifikuar”;
- produktet dhe shërbimet e aprovuara;
- fotografitë, përshkrimet dhe çmimet kur biznesi zgjedh t’i bëjë publike;
- numri i produkteve/shërbimeve, kategoritë dhe shtetet ku shfaqet biznesi.
5. Dokumentet e verifikimit
Dokumentet që ngarkohen për verifikim përdoren vetëm për kontroll administrativ të biznesit. Këto dokumente nuk shfaqen publikisht në profilin e biznesit, përveç nëse në të ardhmen krijohet një funksion i veçantë ku biznesi jep leje të qartë për publikim.
Administratori mund t’i aprovojë, refuzojë ose kërkojë zëvendësimin e dokumenteve nëse ato janë të pasakta, të paqarta ose jo të mjaftueshme për verifikim.
6. Abonimet, faturat dhe pagesat
Meet World Trade përdor pagesa manuale me faturë/bankë. Të dhënat e abonimit ruhen për të menaxhuar pakon, limitet, aktivizimin, skadencën dhe historikun e pagesave.
Aktivizimi i pakos bëhet nga administratori pasi pagesa të jetë konfirmuar.
7. Siguria dhe mbrojtja nga abuzimi
Për arsye sigurie, platforma mund të ruajë IP, browser, URL, kohën e veprimit, tentativat e dështuara të kyçjes, aktivitetet e dyshimta dhe gabimet teknike.
- parandalimin e spam-it dhe regjistrimeve automatike;
- kufizimin e tentativave të shumta nga i njëjti burim;
- identifikimin e gabimeve teknike;
- mbrojtjen e llogarive dhe të dhënave të bizneseve.
8. Cookies dhe teknologjitë e ngjashme
Platforma mund të përdorë cookies ose mekanizma të ngjashëm për sesionin e kyçjes, sigurinë, preferencat bazike dhe funksionimin normal të aplikacionit. Nëse në të ardhmen përdoren mjete analitike ose marketingu, ato duhet të shpjegohen qartë dhe të menaxhohen sipas rregullave të aplikueshme.
9. Me kë mund të ndahen të dhënat
Të dhënat nuk shiten. Ato mund të ndahen vetëm kur është e nevojshme për funksionimin e platformës:
- me bizneset që marrin ose dërgojnë kërkesa/oferta brenda platformës;
- me administratorët e autorizuar të platformës;
- me ofrues teknikë të hostingut, emailit ose shërbimeve të ngjashme;
- kur kërkohet nga ligji ose nga autoritetet kompetente.
10. Ruajtja e të dhënave
Të dhënat ruhen për aq kohë sa llogaria, profili i biznesit, abonimi, kërkesat për ofertë ose detyrimet administrative janë aktive. Disa të dhëna, si logs e sigurisë, faturat, historiku i abonimit dhe veprimet administrative mund të ruhen më gjatë për arsye sigurie, financiare ose ligjore.
11. Të drejtat e përdoruesit dhe biznesit
Biznesi ose përdoruesi mund të kërkojë:
- qasje në të dhënat e veta;
- përditësim ose korrigjim të të dhënave të pasakta;
- çaktivizim të profilit publik;
- fshirje të llogarisë ose të të dhënave kur është e mundur;
- sqarim për mënyrën se si përdoren të dhënat.
Disa të dhëna mund të mos fshihen menjëherë nëse duhet të ruhen për siguri, faturim, historik administrativ ose detyrime ligjore.
12. Përgjegjësia e bizneseve për të dhënat që publikojnë
Bizneset janë përgjegjëse që të dhënat që publikojnë të jenë të sakta, të ligjshme dhe të mos cenojnë të drejtat e palëve të treta. Kjo përfshin logo, fotografi, dokumente, përshkrime, çmime, oferta dhe çdo material tjetër që ngarkohet në platformë.
13. Ndryshimet në këtë politikë
Kjo politikë mund të përditësohet kur platforma shton funksione të reja, ndryshon mënyrën e përpunimit të të dhënave ose kur kërkohet nga rregullat ligjore. Versioni më i fundit publikohet gjithmonë në këtë faqe.
14. Kontakt
Për pyetje rreth privatësisë ose të dhënave në platformë, mund të kontaktoni:
- Email: info@meet-world.com
- Website: meet-world.com
- Operatori: AK Security Soft
- Website i operatorit: akss-ks.com